Sulmi terrorist në Banjskë, Gjykata u’a vazhdon paraburgimin tre serbëve të dyshuar

15:33 | 23 Shkurt 2024
sulmi-terrorist-ne-banjske,-gjykata-u’a-vazhdon-paraburgimin-tre-serbeve-te-dyshuar

Tre serbëve të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Lajmin për Front Online e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që të pandehurve V.T, B.S dhe D.M iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, theksoi ajo.

Ajo theksoi se masa e paraburgimit të njëjtëve iu është vazhduar deri më 24 maj të këtij viti. /FrontOnline/

Komento: