Sulmi terrorist në veri, Vllasi: Shqipëria të kërkojë mbledhje në Këshill të Sigurimit

23:52 | 28 Shtator 2023
sulmi-terrorist-ne-veri,-vllasi:-shqiperia-te-kerkoje-mbledhje-ne-keshill-te-sigurimit

Avokati dhe ish-politikani, Azem Vllasi tha se pas zhvillimeve në veri të Kosovës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duhet të kërkojë që të mbahet mbledhje e Këshillit të Sigurimit, ku do të diskutohej sulmi terrorist ndaj Kosovës.

“Kryeministri Rama duhet të kërkojë që të mbahet mbledhje e Këshillit të Sigurimit për të diskutuar, njoftuar dhe për të gjykuar ndërhyrjen e Serbisë që ka ndodhur të dielën në Kosovë”, tha ai për RTK.

Sipas tij, është shumë e qartë që prapa sulmit terrorist qëndron shteti i Serbisë. “Të gjitha faktet relevante janë se Serbia është e involvuar në këtë sulm terrorist ndaj Kosovës”, tha ai.

Komento: