Sulmin ndaj gruas rome, reagon Vlora Ҫitaku – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Sulmin ndaj gruas rome, reagon Vlora Ҫitaku

20:08 | 29 Maj 2019

Pati reagime të ndryshme për sulmin ndaj gruas rome.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar për sulmin që iu bë një qytetareje të Kosovës, e përkatësisë rome, nga disa të rinj në Lipjan.

Çitakua ka shkruar se sulmi është kryer me pretekstin e disa pohimeve të paverifikuara.

Këtë që ka ndodhur, ajo e ka quajtur ‘turp dhe marrëzi’.

“Një qytetare e Kosovës, e përkatësisë rome, u sulmua nga disa të rinjë në pikë të ditës. Pretekst ishin disa pohime të paverifikuara të cilat u raportuan në disa mediume të Kosovës. Turp dhe marrëzi”, ka shkruar Çitaku.

Para pak çastesh nëpër media qarkulloi një video në të cilën shihej sulmi ndaj saj.

Një fotografi dhe një video e kësaj gruaje u publikua në disa media, dhe u tha për të se po kidnapon fëmijë që sheh vetëm në rrugë.

Por, një gjë të tillë e demantoi edhe Policia për Periskopin.

Policia e Kosovës njofton se nuk janë të vërteta infirmacionet për personin për të cilin është raportuar se është grabitës fëmijësh.

‘Policia e ka identifikuar personin ne fjale dhe i perket komunitetit rom, dhe deri tani nuk ka asnjë raport zyrtar për përfshirje në ndonjë rast. Po ashtu nuk ka asnje viktimë të paraqitjes së ndonjë rasti për zhdukjen e ndonjë fëmije ku personi i apostrofuar është personi i dyahuar.

“Policia e Kosovës e ka ndaluar atë edhe më datën 23 të këtij muaji, por nuk kishe hasur në diçka të dyshimtë te ky person.Po ashtu edhe sot eshte ndaluar në Fushë Kosovës nga policia, por prapë nuk u pa se kishte rrezik nga ajo,” ka thënë Baki Kelani.

Komento: