Sulmohen dy gardianë nga një i burgosur në Burgun e Pasjakut në Novobërdë

09:03 | 26 Janar 2024
sulmohen-dy-gardiane-nga-nje-i-burgosur-ne-burgun-e-pasjakut-ne-novoberde

Janë sulmuar fizikisht dy gardianë të Burgut të Pasjakut në Novobërdë.

Ata janë sulmuar nga një i burgosur.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“Burgu i Pasjakut, Novobërdë 25.01.2024 – 11:10. Dy viktimat meshkuj kosovarë (gardianë të burgut) kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar në vendin e punës nga i dyshuari mashkull kosovar (i burgosur). Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim./Front Online

Komento: