Sulmohen dy zyrtarë të Ekonomisë Pyjore në Han të Elezit, katër të dyshuar në arrati

09:56 | 27 Janar 2026
sulmohen-dy-zyrtare-te-ekonomise-pyjore-ne-han-te-elezit,-kater-te-dyshuar-ne-arrati

Dy zyrtarë të Ekonomisë Pyjore dyshohet se janë sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Dermjak të Hanit të Elezit.

Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh të saj se rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë mbrëmjes të së hënës.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 18:10, ata kanë raportuar se janë goditur me mjete të forta nga katër persona të dyshuar.

Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në repartin e emergjencës në Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Komento: