Sulm’ohen fizikisht tre policë në Suharekë

09:40 | 21 Shtator 2024
sulm’ohen-fizikisht-tre-police-ne-suhareke

Tre policë janë sulmuar fizikisht ditën e premte në Suharekë.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin ka arrestuar dy persona.

“Suharekë 20.09.2024 – 21:15. Janë arrestuar dy të dyshuari meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit i kanë sulmuar fizikisht tre zyrtarët policorë, duke u shkaktuar lëndime trupore”.

“Gjatë kontrollit njërit të dyshuar i është gjetur dhe konfiskuar një cigare me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raportin e policisë.

 

Komento: