Sulmohen nga një grup i të rinjve, theren me thikë tre persona në Prizren

12:38 | 29 December 2024

Tre persona janë lënduar si pasojë e një sulmi që e patën nga një grup i të rinjve sot pas mesnatë në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se incidenti ka ndodhur rreth orës 02:00, dhe kishte therje me thikë.

“Me datë 29.12.2024 rreth orës 02:00, pas mesnate, është raportuar për një imcident,therja me thikë në Rrugën “Remzi Ademi” në Prizren. Vijtima janë sulmuar nga një grup të rinjësh, tre nga viktimat kanë pësuar lëndime të rënda. Policia menjëher ka reaguar dhe është duke hetuar rastin. Viktimat janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, dy nga ata ishin në gjendej më të rëndë. Policia është duke mbledhur prova dhe dëshmi me qëllim të identifikimin të dyshuarve”, ka thënë Bytyqi./

Komento: