Vetëm pas një jave të sulmit në Zelandën e re, në Birmingham janë sulmuar pesë xhami mbrëmë.
Oficeret e Policisë kundër terrorizmit janë duke i hetuar këto sulme të cilat ndodhën natën vonë, shkruan Daily Mail.
Imami i xhamisë në Witton ka thënë se sulmi ka ndodhur në mes të orës 01:30 – 02:00.
Pesë xhamitë e sulmuara janë në rrugën Albert, Bichfield, Slade, Brodëay dhe Witton.
Policia ka shtuar masat nëpër këto zona.
Ata po punojnë për ti idenfifikuar personat e përfshirë në këto sulme.
Më herët Periskopi përcolli lajmin se si gangsterët në Zelandë të Re ishin mobilizuar për t’i ruajtur xhamitë derisa myslimanët do të falnin xhumanë, nesër.