Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, rreth orës 05:35, në rrugën “Kaçaniku”, në Prishtinë janë arrestuar tre persona.
Kjo pasi ata kanë penguar dy zyrtar policor dhe i kanë sulmuar fizikisht.
Derisa po i prangosnin, dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.