Sulmohet fizikisht një polic në Vushtrri

10:23 | 24 Gusht 2024
sulmohet-fizikisht-nje-polic-ne-vushtrri

Janë arrestuar dy person në Vushtrri, pasi të njëjtit, i kanë penguar zyrtarët policorë  në kryerje të detyrës.

Ndërkaq, njërin nga zyrtarët policor është sulmuar fizikisht, të cilit i janë shkaktuar  lëndime trupore  për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit derisa ishin në veturë duke mos i respektuar urdhrat i kanë penguar zyrtarët policorë  në kryerje të detyrës zyrtare, e kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët të cilit i kanë shkaktuar  lëndime trupore  për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: