Sulmohet fizikisht një punëtor në një kafiteri në Dardani

09:03 | 06 Maj 2024
sulmohet-fizikisht-nje-punetor-ne-nje-kafiteri-ne-dardani

Një person e ka sulmuar fizikisht një punëtor të një kafiteri në Dardani të Prishtinës.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“SULM- Dardani, Prishtinë 05.05.2024-11:22. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në një kafiteri, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Ankuesi nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.”

Komento: