
Është sulmuar me gurë dhe mjete të forta një person në Mitrovicë të Veriut.
Policia ka bërë të ditur se personi ka pësuar lëndime dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar me gurë dhe mjete të forta nga disa persona të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.