Sulmohet një serb në urën e Ibrit në Mitrovicë.
Para disa orëve është therur me mjet të mprehtë një person i ri i nacionalitetit serb në urën kryesore të Mitrovicës.
Express ka mësuar nga burimet e saj se i riu është dërguar në spitalin e veriut të Mitrovicës.
I riu është D.Bojkoviq.
Kurse sipas portalit serb KoSSev, i riu ishte pjesë e një grupi serb që ishin konfrontuar verbalisht me disa të rinjë shqiptarë. Të rinjtë ishin përplasur mes vete në anën e majtë të urës. Personat e tjerë të përfshirë në këtë incident janë në stacionin policor duke dhënë deklarata rreth rastit.
Gazeta ka kontaktuar me Stacionin e Policisë së Kosovës në Mitrovicë, por ata kanë thënë se nuk kanë ndonjë informacion për këtë rast.
Sipas tyre deri më tash nuk kanë marrë informatë as zyrtare e as jo zyrtare për këtë rast.