Sulmohet një infermier në këtë komunë të Kosovës

11:57 | 16 Shkurt 2020

Një infermier është sulmuar në Vushtrri.

Infermier është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës së tij.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar i dyshuari, i cili, sipas Policisë, është me probleme psikike.

Policia ka bërë të ditur se infermieri kishte shkuar me autoambulancë te shtëpia e të dyshuarit për t’i dhënë tretman mjekësor.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK, në repartin e Psikiatrisë, është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Komento: