Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së një sulm ndaj një infermieri në Klinikën e Onkologjisë.
“SPSH dënon ashpër sulmin fizik ndaj infermierit në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, i cili ishte në vendin e tij punës dhe po kryente detyrën zyrtare, në shërbim të pacientëve”, thuhet në reagim.
Sindikata ka deklarua se sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të papranueshme,
“Ndërsa tolerimi i tyre krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit infermieror. Ftojmë QKUK të rrisë kapacietet dhe masat e sigurisë fizike për punëtorët shëndetësor në vendet e tyre të punës, ndërsa organet kompetente që të zbardhin rastin dhe kryesit e kësaj veprave frikacake dhe të turpshme të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriten më”, thuhet në fund.