Sulmohet një punëtor në termocentralin ‘Kosova A’

00:00 | 15 Dhjetor 2019

Një ngjarje e keqe ka ndodhur sonte në termocentralin Kosova A.

Sonte në termocentralin ‘Kosova A’ ka ndodhur një grabitje e armatosur. Dy persona me maska kanë sulmuar një punëtor të KEK-ut.

Rastin për Indeksonline e konfirmoi zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli.

“Mundem të ja u konfirmoj që rasti ka ndodhur. Organet e rendit janë duke u marrë me rastin.”, ka thënë ai.

Komento: