Sulmohet seksualisht një shtetase e huaj në Prishtinë

09:33 | 28 Shkurt 2024
sulmohet-seksualisht-nje-shtetase-e-huaj-ne-prishtine

Një shtetase e huaj ka raportuar në policinë në Prishtinë se është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:35.

Sipas policisë, viktima ka deklaruar se derisa ishte duke u kthyer në banesën e saj, një i dyshuar fillimisht e ka përcjellë e më pas edhe ka hipur në ashensor bashkë me viktimën.

Viktima ka pohuar se i njëjti e kishte prekur në pjesët intime dhe e ka gërvishtur në qafë.

Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Rasti është në procedurë hetimore” thuhet në njoftim të policisë.

Komento: