Është sulmuar shtëpia e policit kosovar.
Hetuesit policorë, kanë punë edhe në një rast që ka të bëjë me një koleg të tyre, shtëpia e të cilit u gjuajt me armë.
Por, vet i sulmuari nuk deshi të flas para kamerës lidhur me sulmin, duke thënë se nuk ka të bëjë me punën që kryen.
Në shtëpinë e policit vërehen vrima që janë shkaktuar nga plumbat.
Shtëpia është sulmuar gjatë ditës së enjte rreth orës 19:00. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 14 gëzhoja. Por nga kjo ngjarje nuk të lënduar.
Sipas raportit të policisë personat që kanë shtënë janë ende të panjohur dhe se njësitet përkatëse janë duke e hetuar rastin.
https://www.youtube.com/watch?v=dCcFuE61kz8&feature=emb_title