Sulmoi anëtarët e familjes, arrestohet i dyshuari në Gllogoc

09:05 | 24 Mars 2026
sulmoi-anetaret-e-familjes,-arrestohet-i-dyshuari-ne-gllogoc

Një person është arrestuar në Gllogoc nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar anëtarët e familjes.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:00.

Konflikti raportohet se ka filluar pas një mosmarrëveshje verbale, meqë rast i dyshuari ka sulmuar anëtarët e tjerë të familjes.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje pas pranimit të tretmanit mjekësor.

Komento: