Sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur, arrestohet një burrë në Mitrovicë

10:04 | 13 Janar 2024
sulmoi-fizikisht-bashkeshorten-dhe-vajzen-e-tyre-te-mitur,-arrestohet-nje-burre-ne-mitrovice

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Mitrovicë, meqë i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur.

Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar  në mbajtje.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Mitrovicë  12.01.2024-01:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tyre  të mitur. Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, kujdestar i dyshuari është dërguar  në mbajtje”, thuhet në raport./Front Online

Komento: