
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllaun e tij, shkruan Front Online.
Sipas Policisë së Kosovës, personi në fjalë është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.