Sulmoi policët dhe ua goditi veturën, arrestohet ngasësja në Gjilan

12:38 | 21 March 2025
sulmoi-policet-dhe-ua-goditi-veturen,-arrestohet-ngasesja-ne-gjilan

Një ngasëse në Gjilan raportohet se duke e drejtuar veturën e saj, nuk është ndalë në pikë kontrolli të veturave dhe duke ikur ka goditur veturën zyrtare të Policisë së Kosovës, ku janë shkaktuar dëme materiale.

Bëhet e ditur se e dyshuara është arritur të lokalizohet dhe arrestohet. Ndërkaq gjatë arrestimit ka sulmuar zyrtarët policorë, për çka është hapur dhe rast i veçantë ”Sulm ndaj personit zyrtar”.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Komento:
loading