Sulmoi qytetarët në një qendër tregtare në Pejë, arrestohet i dyshuari

21:35 | 06 Gusht 2026
sulmoi-qytetaret-ne-nje-qender-tregtare-ne-peje,-arrestohet-i-dyshuari

Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në një qendër tregtare në Pejë, pasi dyshohet se ka sulmuar qytetarët.

Siç ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova rreth orës 20:15 është pranuar informacioni se një person po sulmonte qytetarët brenda qendrës tregtare.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur ta neutralizojnë situatën dhe ta arrestojnë të dyshuarin.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, ku po intervistohet lidhur me rastin.

Komento: