Sulmoi teknikun medicional, prangoset një person në Vushtrri

15:29 | 16 Shkurt 2020

Është sulmuar fizikisht një teknik në spitalin e Vushtrrisë.

Një person me probleme psikike është prangosur në Vushtrri, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht teknikun medicinal, i cili me autoambulancë kishte shkuar tek shtëpia e të dyshuarit për t’i dhënë tretman mjekësor.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK – repartin e psikiatrisë, është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Komento: