Sulmuesi çek i mahnitur me atë që pa në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

22:46 | 07 Shtator 2019

Kombëtarja e Kosovës mposhti sot Çekinë me rezultat 1:0.

Atmosfera sportive që po krijohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ po lë gojë hapur të gjithë.

I mahnitur nga ajo që ka parë në ‘Fadil Vokrri’ është edhe Patrick Schick, sulmuesi i Çekisë.

Kosova falë mbështetjes së madhe të tifozëve dhe lojës së mirë në fushë të lojtarëve, ka përmbysur Çekinë, për fitore 2:1, në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

“Më pëlqeu atmosfera edhe pse nuk ishte për të mirën tonë, kjo është pjesë e futbollit”, ka deklaruar sulmuesi i ri i RB Leipzig.

“Më pëlqeu me të vërtetë atmosfera, por jam i dëshpëruar me humbjen”.

Kujtojmë se pikërisht Schick, shënoi për epërsinë 0-1 të Çekisë.

Komento: