Sulmuesi i Kosovës rikthehet me gol nga lëndimi

21:51 | 01 July 2020

Sulmuesi i Kosovës është rikthyer me gol nga lëndimi.

Sulmuesi i Kosovës, Valmir Sulejmani, ka lënë pas lëndimin e pësuar së fundi, duke rigjetur formën, por edhe golin

24 vjeçari ka arritur të shënoi në humbjen 3:2 të skuadrës së tij, Mannheim, në udhëtim te Eintracht Braunschëeig, në Bundesliga 3.

Sulejmani, këtë sezon ka vuajtur jo pak nga lëndimet, diçka që ka ndikuar në paraqitjet e lojtarit, që kishte një start të jashtëzakonshëm në Bundesliga 3.

Ish futbollisti i Hannover, që ishte grumbulluar te Kosova në ndeshjen ndaj Haitit në vitin 2014, këtë sezon në Bundesliga 3, ka shënuar gjashtë gola.

Sulejmani me të përfunduar ky sezon, pritet të ndërrojë skuadër, pasi interesim për të po shprehin skuadrat nga Bundesliga 2.

Komento: