Sulmuesi i Milanit flet për transferimin në Kinë

20:38 | 21 Janar 2019

Sulmuesi i Milanit, Fabio Borini këmbëngul se nuk ishte kurrë pranë kalimit në Kinë.

Borini është shprehur se kanë qenë vetëm spekulime ato se ai do të kaloi te klubi kinez Shenzhen FC.

“Unë nuk isha kurrë pranë Kinës”, i tha ai për MilanNews pas ndeshjes ku arriti të shënoi një gol, përcjell ORAinfo.

“Ideja ime ishte që të qëndroja në Milano. Unë jam i lumtur për sot dhe për të ardhmen. Kjo fitore është e rëndësishme në dritën e lojërave të vështira që na presin, sepse fitorja në Genoa është gjithmonë e komplikuar dhe i hedh të tjerët pas”, tha ai.

Ndryshe, Milan sot ka fituar m,e rezultat 2:0 në udhëtim.

Kjo fitore Milanin e rëndit në vendin e katërt. /ORAinfo/

Komento: