Pato ishte një nga sulmuesit e lidhur me bashkimin me Milanin në dritaren e transferimit të janarit.
Gjigandët e Serie A kanë qenë të lidhur me Zlatan Ibrahimovic dhe Luis Muriel, por që të dy kanë refuzuar t’i bashkohen Milanit në janar, përcjell ORAinfo.
Pato, i cili u bashkua me Milanin dy herë gjatë karrierës së tij, gjithashtu nuk dëshiron të kthehet në San Siro.
“Kjo periudhë e fundit ishte e vështirë për mua, shpresoj se mund të fitoj më shumë tituj në të ardhmen dhe do të doja të kthehesha në Brazil që ta fitoj Kupën Botërore të Klubeve që mban këmishën e një klubi brazilian.
Milan është në kërkim të një sulmuesi dhe pritet që në janar të transferoj një sulmues. /ORAinfo/