Van de Beek paralajmëron largimin nga Unitedi
Donny van de Beek ka pranuar se e ardhmja e tij mund të jetë larg Manchester Unitedit.
Ai është kthyer së fundi nga një lëndim që e ka mbajtur jashtë fushës gjashtë muaj.
“Tani për tani është e vështirë të thuhet se ku është e ardhmja ime. Mund edhe të qëndroj, por gjithashtu është një mundësi të lëvizi. Kështu që çdo gjë është e hapur. Unë jam duke u përqendruar ta rikthej formën pas pauzës së gjatë”, ka thënë holandezi pas fitores së Unitedit ndaj Lyonit në miqësore me rezultatin 1:0.
Mesfushori 26-vjeçar u paraqit në dhjetë ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar.
Ai me Unitedin ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Interesim së fundi për futbollistin e Holandës ka shprehur Roma.