Sulmuesi i njohur sot kryen testet mjekësore të Milan

09:13 | 18 Janar 2021

AC Milan pritet që sot ta zyrtarizojë transferimin e ish-sulmuesit të Juventusit, Mario Manduzkic.

Sulmuesi korat ka arritur marrëveshje me kuq e zinjtë dhe sot pritet t’i kryej testet mjekësore, para se të nënshkruaj kontratën e re, përcjell ORAinfo.

Mandzukic do të bashkohet me AC Milan me një kontratë gjashtë-mujore me vlerë 1.8 milion €, sipas gazetarit, Tancredi Palmeri.

Nëse Milani kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, kontrata e një viti do të aktivizohet me vlerë 3.5 milionë euro.

Raportohet se bashkë me kroatin, pritet të vijë edhe talenti i Chelseas, Fikayo Tomori në formë huazimi deri në fund të sezonit. /ORAinfo/

Komento: