Sulmuesi i Real Madidit gjatë verës po i bashkohet Milanit

14:49 | 02 May 2020

Gjiganti italian, AC Milan është duke e përgatitur planin për një revolucion të ri gjatë kësaj vere.

Sjellja e lojtarëve të rinj në ‘San Siro’ është prioritet i drejtorit të Milan, Ivan Gazids dhe i pronarëve, përcjell ORAinfo.

E një nga emrat me të përfolur për fazën e sulmit është edhe Luka Joviç.

Sulmuesi i njohur nuk ka gjetur hapësirë të mjaftueshme në Real Madrid dhe larigmi i tij gjatë kësaj verë duket i pashmangshëm.

Interesim për lojtarin kanë shfaqur shumë ekipe, e ndër me të zëshmet janë Napli dhe Milan.

Mirëpo sipas Sportmediaset, Luka Jovië dëshiron te trasnferohet në Milan përpara Napolit.

Kuqezinjte janë të gatshëm të ofrojnë deri me 35 milionë euro plus bonuset per sulmuesin e Real Madrid. /ORAinfo/

Komento: