
Duket se Roma do të përballet me një largim.
Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, duket se është shumë afër që ta mbyll aventurën e tij me ‘Giallorossi’.
Sulmuesi boshnjak raportohet se është shumë afër transferimit në Turqi.
‘DHA’ raporton se Dzeko do të fluturoj drejt Stambollit gjatë së hënës, për të negociuar me Fenerbahcen, transmeton lajmi.
Dzeko ka edhe një vit kontratë të mbetur me Romën, por pritet që ai të largohet qysh këtë verë.
Fenerbahce në anën tjetër po përgatiten që të rindërtojnë skuadrën për vitin e ardhshëm, pas një sezoni jo të mirë.