Atdhe Nuhiu është paraqitur për konferencë për shtyp para ndeshjes Maqedoni – Kosovë.
“Nesër është një ndeshje shumë e rëndësishme, jo veç për ne si kombëtare, por për gjithë shtetin, e dimë se çfarë do me thënë kjo ndehshje. E kemi pritur që një kohe të gjatë”
“Secili e ndjen rendesine e kësaj ndeshje, dhe secili na përkrah. Për ne si futbollistë, është ndeshja e jetës, besojmë të arrijmë rezultat pozitiv”.
“Ka qenë e vështirë që para katër vitesh të mendohet se do jemi këtu, por Kosova është pranuar në UEFA para katër vitesh, e kemi ditur se çfarë lojtarë jemi, kemi grumbulluar lojtarë, dhe si ekip kemi vazhduar të rritemi. Me punën tonë jemi këtu”.
Për mungesat e Kosovës:“Kemi mungesa, por pesimizëm nuk ka tek ne. Ne e dimë se secili lojtarë mund të jap më të mirën për të fituar ndeshje. Mungesa kemi, pesimizën jo. Ka vetëm optimizëm”.