Sulmuesit të Liverpool i ndodhi kjo e keqe pas ndeshjes ndaj gjermaneve

20:35 | 21 Shkurt 2019

Sulmuesi i Liverpool përballet me surprizën e zezë.

Surprizë e hidhur për Sadio Mane pas sfidës së takimit të parë të të tetave të finales së Champions League që Liverpool zhvilloi kundër Bayern Munich ditën e martë.

Sulmuesi i Liverpool në rikthimin e tij në shtëpi në përfundim të ndeshjes ndaj gjermanëve, u desh të përballej me një surprizë të shëmtuar.

Teksa ishte jashtë shtëpisë i grumbulluar me skuadrën dhe i angazhuar për sfidën e rëndësishme ndaj gjermanëve, sulmuesit të “Të kuqëve” i është shpërthyer dera e banesës së tij të pozicionuar në Allerton, në një orar që sipas policisë u identifikua të ishte mes 18:00 dhe 23.45.

Hajdutët kanë grabitur pak nga gjithçka që kanë gjetur në rrugëtimin e tyre, përvç një shume të konsiderueshme parash.

Thesari i vjedhur përfshinte edhe ora, celularë inteligjentë dhe çelësat e makinave të futbollistit.
Aktualisht policia o heton për të identifikuar fajtorët.

Komento: