Super Arijanet Muric, katër ndeshje pa pësuar gol – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Super Arijanet Muric, katër ndeshje pa pësuar gol

00:00 | 24 Janar 2019

Portieri i Kosovës po shkëlqën në fanellën e Manchester United.

Aro Muriqi është promovuar këtë sezon si portieri i dytë i Manchester City dhe besimin që ja ka dhënë atij Pep Guardiola ai duket se ja ka shpaguar.

Portieri kosovar ka luajtur pesë ndeshje me Manchester Cityn në Kupën e Ligës apo Carabao Cup ku nga këto pesë ndeshje, Aro ka pësuar vetëm një gol –kundër Leicester Cityt në çerekfinale.

Muriqi debutoi me Oxfordin ku City fitojë me rezultat 3-0, paraqitja e dytë e tij ishte kundër Fulhamit ku po ashtu Aro nuk pësoi gol kurse City fitojë me rezultat 2-0.

Ndeshja e tretë ishte ndeshja çerekfinale kundër Leicester City ku Muriqi edhe pse pësoi golin e parë pas 180 minutave lojë ishte hero i këtij takimi ku kishte pritur dy penallti.

Në dy ndeshjet e radhës, në gjysmëfinale të Carabao Cup, Muriqi po ashtu nuk pësoi gol pavarësisht se Burton kishte në ndeshjen e dytë disa mundësi të mira për shënim.

City do të luaj në finale të Kupës së Ligës në javën e fundit të muajit shkurt ku do ta pret fituesin e çiftit, Chelsea-Tottenham, e cila ndeshje zhvillohet nesër.

Komento: