Super Edon Zhegrova, ia dhuron një gol, dy asiste dhe tre pikë Lilles

23:15 | 04 Shkurt 2023

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, ka dhënë kontribut vendimtar në fitoren e Lillet të shtunën ndaj Rennesit.

Lille mposhti me përmbysjen Rennesin 3:1.

Rennesi kaloi qysh në minutën e parë në epërsi me golin e Amine Gouirit.

Por në pjesën e dytë, Zhegrova shpërtheu. Shënoi për ta barazuar rezultatin në të 59-n, e më pas asistoi te Remo Cabella (85’) e Gomesi (90′) që shënuan për t’i siguruar tre pikët Lillet.

Për Zhegrovën ishin kontributet e para këtë edicion të Ligue 1.

Lille tash është në vendin e gjashtë me 38 pikë, ndërsa Rennesi një pozitë më lartë me 40 pikë.

Komento: