Super formacioni i Sarrit me Juventusin

13:58 | 20 Qershor 2019

Maurizio Sarri është prezantuar edhe zyrtarisht te skuadra e Juventusit.

Sarri me të arrit në Torino ka prezantuar listën e lojtarëv që dëshiron t’i ketë në skuadër.

Ky i fundit ka dhënë një kritikë të ashpër për Eden Hazard dhe ka lavdëruar Cristiano Ronaldon derisa u prezantua si trajner i Juventusit.

Ai u përball me mediat dhe iu drejtua tifozëve për herë të parë të enjten në mëngjes në një konferencë shtypi.
60-vjeçari, i veshur me një kostum të klubit, u kënaq me tifozët në Torino dhe mezi po
pret të nis aventurën e re.

SunSport ka përpiluar një formacion se si mund të duket Juventusi në sezonin e ri, me Mauro Icardin që po ashtu e dëshiron transferimin në Torino nga Interi.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Ëojciech Szczesny, Elseid Hysaj, Daniele Rugani, Leonardo Bonucci, Emerson Palmieri, Paul Pogba, Jorginho, Aaron Ramsey, Cristiano Ronaldo, Gonzalo Higuain, Mauro Icardi.

Komento: