Një super kompjuter ka parashikuar fundin e sezonit në Ligën Premier dhe është po aq dramatike sa edhe situata aktuale.
Sipas parashikimit më të fundit, Arsenali pritet të mposhtë Manchester Cityn në garën për titullin e ligës angleze, me diferencë më të vogël pikësh, pavarësisht barazimit me West Hamin në fundjavën që shkoi.
Një javë më parë, Topçinjtë kishin qenë 2-0 në avantazh dhe ishin duke dominuar Liverpoolin, por rekordi i tyre në Anfield nënkuptonte që një barazim do të ishte gjithmonë një rezultat i mirë, kështu që rikthimi i Reds nuk ishte shumë dërrmues.
Mund të kishte qenë edhe më keq, me Aaron Ramsdale që bëri disa pritje heroike.
Megjithatë, nuk do të ishte e pranueshme t’i lëshoheshin pikë ndaj West Hamit, edhe para ndeshjes, duke marrë parasysh sezonin e dobët të Hammers deri më sot.
Me skuadrën e David Moyes që duhet të zhvillojë po ashtu edhe një ndeshje në Ligën e Konferencës të enjten, gjithçka tregoi për tri pikë të lehta për liderët e ligës.
Kur ata morën epërsinë me dy gola brenda 10 minutave, dukej se mund të përfundonte ndeshjen para kohe, por pas 90 minutash, ata morën vetëm një barazim 2-2 – ngjashëm me atë ndaj The Reds.
Katër pikët e humbura brenda një jave e lënë skuadrën e Mikel Artetës vetëm katër më shumë se City, i cili ka një ndeshje më pak dhe të dy skuadrat do të takohen më vonë këtë muaj në stadiumin Etihad.
Shumica e njerëzve tani i shohin si favoritë lojtarët e Pep Guardiolës për të fituar ligën, por sipas LegalSportsbooks nuk është kështu.
Kompjuteri i bazoi rezultatet në formulimin e mesatares së fitoreve, barazimeve, humbjeve, pikëve të fituara, golave të shënuar dhe golave të pësuar për çdo ndeshje të çdo skuadre këtë sezon deri më tani.
Më poshtë keni tabelën e Ligës Premier, me Arsenalin si kampion.