Super kompjuteri e zbulon ekipin fitues në Premierligë

15:36 | 02 Prill 2019

Premierliga po shkon drejt përfundimit të sezonit.

Ka mbetur më pak se një muaj deri në fund të sezonit të Premierligës dhe lufta për titullin e kampionit dhe për një vend në top katërshe është ende mjaft e zjarrtë.

Liverpooli e mban kreun e Premierligës me dy pikë më shumë se Manchester City. Megjithatë, skuadra e Pep Guardiolës e ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe nëse e fiton atë, e rrëmben përsëri pozitën e parë, me epërsi prej një pike, transmeton Express.

Edhe lufta për ta siguruar kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve është mjaft e madhe. Fitorja e Arsenalit ndaj Neëcastle bëri që të ketë vetëm tri pikë dallim mes tyre, në vend të tretë, dhe Chelseat, në vend të gjashtë.

Tottenhamit, në pozitën e katërt, dhe Manchester Unitedi, në pozitën e pestë, janë dy klubet e tjera që po garojnë për ta siguruar një vend në sezonin e radhës të Ligës së Kampionëve.

Ndërsa, në fund të tabelës duket se gjithçka është e vendosur. Huddersfieldi ra nga Premierliga javën e kaluar, ndërsa Fulhami mund t’i bashkohet këtë javë. Cardiff City është pesë pikë larg sigurisë.

Por, kush do ta fitojë titullin dhe kush do ta zë një vend në top katërshe? talkSport e kanë përdorur Superkompjuterin e tyre dhe e kanë parashikuar se si do të duket tabela e Premierligës në fund të sezonit:

1. Manchester City

2. Liverpool

3. Arsenal

4. Tottenham

5. Manchester United

6. Chelsea

7. Wolves

8. Watford

9. Leicester

10. Everton

11. Bournemouth

12. Crystal Palace

13. West Ham

14. Newcastle

15. Brighton

16. Southampton

17. Burnley

18. Cardiff

19. Fulham

20. Huddersfield

Sipas Superkompjuterit të talkSport, Manchester City do ta fitojë titullin e ligës angleze, për të dytin sezon radhazi, ndërsa Arsenali dhe Tottenhami do ta zënë nga një vend në top katërshe të Premierligës.

Komento: