Milani merr një super lajm para derbit, kapiteni do të jetë gati.
Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli është shëruar plotësisht nga dëmtimi dhe është në dispozicion për derbin e qytetit.
Sipas mediave italiane, Rossonerët do të kenë në dispozicion Romagnolin për këtë ndeshje dhe ky është një plus i madhe për Stefano Pioli.
Ai luajti një ndeshje miqësore për ekipin e të rinjve dhe nuk pati asnjë problem, që do të thotë se është gati të kthehet në fushë.
Matteo Gabbia e ka zëvendësuar Romagnolin deri më tani, por ai është pozitiv me koronavirus dhe pyetja është nëse ai do të jetë në dispozicion për këtë ndeshje.