Super lajm për Arbër Zenelin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Super lajm për Arbër Zenelin

18:59 | 02 Janar 2019

Nuk kanë të ndalur lajmet e mira për lojtarin e Kosovës, Arbër Zenelin.

Arbër Zeneli ka zënë vend në formacionin më të mirë të pjesës së parë të sezonit në Eredivise.

Viti 2018, ka qenë i mirë për Arbër Zenelin, si te Përfaqësuesja e Kosovës njëjtë edhe te skuadra e tij në Holandë, Heerenveen.

Në ligën elitare të futbollit holandez ka disa lojtarë shqiptarë, por në formacionin e Squëakas është vetëm Arbër Zeneli i Heerenveenit.

23 vjeçari ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet këtë sezon, duke arritur të realizojë edhe tetë asistime, për t’u shndërruar në lojtarin më vendimtar te Heerenveen.

Formacionin më të mirë të pjesës së parë të sezonit në Holandë e gjeni në fotografinë e mëposhtme.

Komento: