Super lojtari arrin në “Casa Milan”, po firmosë me rossonerët

18:34 | 09 September 2022

Në momentet e fundit mesfushori Sandro Tonali mbërriti në Casa Milan për të nënshkruar vazhdimin e kontratës me AC Milan.

Burime të shumta raportuan mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm se Tonali pritej në selinë e klubit pasditen e sotme për të vënë stilolapsin në letër dhe për të zgjatur afatin e tij nga 30 qershor 2026 deri më 30 qershor 2027, përcjell ORAinfo.

Ish-lojtari i Brescia-s tani ka mbërritur në Casa Milan siç ishte parashikuar, prandaj mund të presim që statusi të bëhet zyrtar përmes kanaleve zyrtare të klubit së shpejti./ORAinfo/

Komento: