Gjiganti italian në futboll, AC Milan është vendosur që sot (e hënë) të përfundojë nënshkrimin e kontratës me mbrojtësin e Lyon, Pierre Kalulu.
Sipas La Gazzetta dello Sport, ndjekja e Kalulu ka qenë një e suksesshme, pëcjell ORAinfo.
19-vjeçari do të arrijë në një transferim të lirë dhe do të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me kuqezinjtë, i pari si profesionist në karrierën e tij.
Lojtari do të jetë në Milano të hënën (sot) për të bërë testet mjekësore. Ky pritet të jetë tansferimi i parë i Milanit për këtë verë.
Kalulu gjithashtu pati një ofertë nga Bayern Munich, por Paolo Maldini e bindi atë të nënshkruajë për Milanin. /ORAinfo/