Super lojtari ateron në Milan për testet mjekësore

22:26 | 30 Gusht 2021

Yacine Adli ka mbërritur në selinë e Milanit për të nënshkruar kontratën e tij dhe për të përfunduar zyrtarisht transferin te Rossonerët.

Daniele Longo nga Calciomercato raportoi disa orë më parë se Milani ka përfunduar një marrëveshje për Adlin, i cili do të huazohet përsëri në Bordo për pjesën tjetër të sezonit, përcjell ORAinfo.

Ka një arsye që ata ranë dakord për huazimin: Milani do të kursejë 7 milionë euro në krahasim me kërkesat e para të Bordos dhe huazimi i lejon lojtarit të ketë më shumë vazhdimësi në ekipin e tij aktual.

Pasi iu nënshtrua testeve mjekësore këtë pasdite dhe në mbrëmje, ai raportoi në Casa Milan për të vënë stilolapsin në letër në kontratën e tij. /ORAinfo/

Komento: