
Duket se një nga lojtarët më të mirë, e do rikthimin tek Real Madridi.
Real Madrid është në dijeni se Raul de Tomas e do rikthimin në skuadër.
Talenti është aktualisht në huazim te Rayo Vallecano, gjersa ka shënuar 14 gola në 19 paraqitje në këtë sezon.
Real Madrid nuk është i gatshëm që ta rikthejë në skuadër, duke ditur se ka një numër të madh të lojtarëve në skuadrën e parë.
Zinedine Zidane ka kërkuar nga Tomas që të qëndrojë edhe një sezon në huazim, në mënyrë që të fitojë më shumë përvojë.