Super-lojtari i Real Madridit pret me padurim të luaj me Neymarin

20:57 | 30 January 2019

Vinicius është lojtari i cili habiti të gjithë me talentin që shfaqi në skuadrën e Realit.

Ylli në rritje e Real Madridit, Vinicius Jr ka folur për ëndrrën e tij që të luaj bashkë me idolin e tij, Neymar, bashkëpatriotin e tij i cili është lidhur me një kthim prapa në La Liga, duke u larguar në Paris.

Kombinimi Neymar-Vinicius

Sulmuesi 18 vjeçar është intervistuar nga Esporte Interativo dhe ka folur për admirimin e tij për një lojtar që ai e konsideron idolin e tij.
“Në Real Madrid apo edhe në Kombëtare, dëshiroj të luaj me Neymar”, ka thënë Vinicius.

“Dëshiroj të luaj krah tij. E kam përcjell prej që kam qenë i ri dhe kur ai filloj të luaj në Santos”.

Po ashtu ai ka folur gjatë intervistës për presionin që lidhet me ndeshjen e tij për një klub si Real Madridi, pas largimit të tij nga Flamengo në Brazil.
“Presioni është shumë i njëjtë”, tha ai. “Këta janë një ndër dy klubet më të mëdha në botë”.

Komento: