Manchester Unitedi duket se së shpejti do të mbetët pa lojtarin Anderr Herrra.
Ai po shqyrton mundësinë e një lëvizje drejt PSG-së këtë verë.
Mesfushori i Spanjës, Anderr Herrra, po mendon se kohës së tij te Manchester United i ka ardhur fundi.
‘ESPN’ shkruan se 29 vjeçari është i etur për të kaluar në Francë te PSG, përcjell ‘lajmi.net’.
Spanjolli ka kontratë me Manchester United deri në fund të këtij sezoni, por ende nuk ka arritur marrëveshje për zgjatjen e saj.
Në anën tjetër, PSG është gati t’i ofrojë ish yllit të Athletico Bilbaos një kontratë tri vjeçare, si zëvendësim të Adrien Rabiot.