Super-lojtari largohet nga Manchester Unitedi, kjo është skuadra e tij e re

14:39 | 29 Mars 2019

Manchester Unitedi duket se së shpejti do të mbetët pa lojtarin Anderr Herrra.

Ai po shqyrton mundësinë e një lëvizje drejt PSG-së këtë verë.

Mesfushori i Spanjës, Anderr Herrra, po mendon se kohës së tij te Manchester United i ka ardhur fundi.

‘ESPN’ shkruan se 29 vjeçari është i etur për të kaluar në Francë te PSG, përcjell ‘lajmi.net’.

Spanjolli ka kontratë me Manchester United deri në fund të këtij sezoni, por ende nuk ka arritur marrëveshje për zgjatjen e saj.

Në anën tjetër, PSG është gati t’i ofrojë ish yllit të Athletico Bilbaos një kontratë tri vjeçare, si zëvendësim të Adrien Rabiot.

Komento: