
Anësori i klubit Brugge, Noa Lang është ‘një hap larg’ nga bashkimi me AC Milan pasi vetëm një gjë nevojitet për të përfunduar lëvizjen, thuhet në një raport.
Sipas raporteve nga Valentijn Driessen të gazetës holandeze De Telegraaf, Lang është shumë afër përfundimit të një lëvizjeje te Milani pasi klubi kuqezi tashmë ka përfunduar marrëveshjen për sulmuesin e ri, përcjell ORAinfo.

Anësori holandez mesa duket e ka bërë të ditur disa kohë më parë se dëshiron të largohet nga Belgjika në kërkim të një klubi më të madh me aspirata që i përshtaten atij dhe ka zgjedhur Milanin si projektin me të cilin dëshiron të bashkohet./ORAinfo/