Super-lojtari pranon transferimin te Liverpooli – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Super-lojtari pranon transferimin te Liverpooli

15:30 | 07 Janar 2019

Abdulkadir Omur, ka pranuar se do të dëshironte për t’u bashkuar me Liverpoolin pasi ishte i lidhur me një lëvizje në Anfield.

Mesfushori i ri i Trabzonspor ka qenë të vëmendjes për një lëvizje potenciale prej 27 milionë funte në ekipin e Jurgen Klopp, përcjell ORAinfo.

Dhe 19-vjeçari i tha CNN Turk se do të ishte i interesuar ta veshte fanellën e të Kuqve.
“Liverpooli është një klub shumë i rëndësishëm, por gjëja më e rëndësishme është interesi i Trabzonsporit.

“Nëse klubi im më thotë se mund të shkoj, do të shkoj dhe nëse më thonë të qëndroj, do të qëndroj, do ta shohim”, ka thënë ai./ORAinfo/

Komento: